Kurti takon kryediplomaten e Japonisë: Çdo takim është mundësi për të shtuar bashkëpunimin ndërshtetëror

Kryeministri , Albin Kurti, e ka pritur në një takim ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, në një vizitë që përkon me 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Kurti theksoi rëndësinë e takimeve bilaterale për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa. Ky takim përkon me 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë.

Kryeministri Kurti theksoi vlerën e takimeve të tilla bilaterale, duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur të Japonisë.

“Këtë vit, po shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Japonia është një nga vendet e para që na ka njohur. Prej atëherë, ajo është ndër partneret më të afërta dhe aleatët më të mirë që kemi”, ka thënë tha Kurti.

Vizita e Ministres Kamikawa është e rëndësishme, pasi është vizita e saj e parë në Kosovë dhe e para e një ministreje të Jashtme Japoneze.

“Patëm kënaqësinë ta mirëpresim sot ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, në vizitën e saj të parë në Kosovë dhe të një ministreje japoneze të Punëve të Jashtme. Çdo takim bilateral është mundësi e çmueshme për të shprehur mirënjohjen për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme dhe për të shtuar bashkëpunimin ndërshtetëror. I tillë ishte ky sot”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika