Europoli paralajmëron për rritje të krimit të organizuar

Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë, sipas agjencisë së Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, Europol.

“Krimi i organizuar është në rritje. E shfrytëzon secilën dobësi”, ka thënë shefja e Europolit, Catherine De Bolle për revistën gjermane Der Spiegel, transmeton dpa.

“Rritja e tregtisë së drogës është duke nxitur dhunën”. ka thënë De Bolle.

Sipas Europolit, prodhimi i kokainës në Amerikën Qendrore dhe Jugore është në pikun e vet dhe Evropa është e larë në drogë.

“Situata është dramatike”, ka thënë De Bolle, duke përmendur se po vërehet rritje e tregtisë edhe për droga tjera.

Sipas hulumtimeve të autoritetit policorl, me bazë në Hagë, në BE janë aktive 821 rrjete serioze kriminale.

Këto rrjete, me më shumë se 25.000 anëtarë, janë shumë profesionale dhe të pamëshirshme, ka paralajmëruar Europoli.

Sipas hulumtimeve, biznesi i tyre kryesor është trafikimi i drogës.

De Bolle ka thënë se paratë e fituara prej drogës në Evropë, zakonisht qëndrojnë brenda kontinentit dhe investohen në ekonomi lokale.

“Kjo e bën krimin e organizuar një prej kërcënimeve më të mëdha të kohës sonë”.

Sipas saj, policia ka nevojë për pajisje teknike dhe personel, për të pasur mundësi që t’i luftojë këto rrjete.

“Nëse nuk investojmë më shumë, ne do ta humbim luftën”, ka thënë mes tjerash ajo./REL

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika