Biden tërhiqet nga gara për president

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke thënë se nuk do të kërkojë një mandat të dytë.

Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, Biden ka theksuar se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit që ai të heqë dorë nga kandidatura e tij.

“Dhe ndërsa synimi im ka qenë të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka thënë Biden.

Ky vendim vjen katër muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe pas presionit intensiv nga kolegët demokratë, në vijim të një debati të diskutueshëm me republikanin Donald Trump në fund të qershorit.

Gjithashtu, vendimi vjen pas thirrjeve në rritje për largim të Biden-it nga gara për zgjedhjet e nëntorit, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë.

Tërheqja e Biden ndikon në përshkallëzimin e garës për Shtëpinë e Bardhë dhe mund të ndryshojë dinamikat e fushatës për nëntorin.

Ai në deklaratën e tij ka thënë se do t’i drejtohet kombit për këtë çështje javën e ardhshme.

Presidenti Biden e ka falënderuar zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris, duke thënë se ajo ishte një “partnere e jashtëzakonshme”.

“Dhe më lejoni të shpreh vlerësimin tim të përzemërt për popullin amerikan për besimin dhe besimin që keni dhënë tek unë”, thuhet tuje në deklaratën e tij.

“Unë besoj sot dhe gjithmonë kam: se nuk ka asgjë që Amerika nuk mund të bëjë – kur ne e bëjmë atë së bashku. Ne vetëm duhet të kujtojmë se jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Javën e kaluar ai u kthye në shtëpinë e tij në Delaware pasi u diagnostikua me Covid, por të premten kishte deklaruar se mezi priste “të kthehej në gjurmët e fushatës javën e ardhshme”.

Ai ka thënë më parë se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta detyronte të tërhiqej, por më pas ka thënë se do të konsideronte të tërhiqej nëse do të ishte fjala për gjendjen shëndetësore.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika