BE-ja ripërsërit se hapja e Urës së Ibrit është çështje e dialogut

“Punimet për rivitalizimin e urës së Mitrovicës dhe rrethinës së saj në Mitrovicë kanë përfunduar teknikisht. Rihapja e urës është çështje dialogu dhe çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në dialog”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano.

Bashkimi Evropian (BE) ka ritheksuar se vendimi për hapjen e urës së Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Punimet për rivitalizimin e urës së Mitrovicës dhe rrethinës së saj në Mitrovicë kanë përfunduar teknikisht. Rihapja e urës është çështje dialogu dhe çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret në dialog”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Stano ka theksuar se “diskutimet janë duke vazhduar dhe BE-ja është duke u koordinuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë”.

BE-ja ka bërë thirrje që palët të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara derisa ka theksuar se marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen.

“BE-ja u kërkon të gjitha palëve të interesit të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. Të gjitha marrëveshjet e Dialogut, duke përfshirë edhe Urën, duhet të zbatohen plotësisht”, tha Stano.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika