Lajçi me cinizëm e shpjegon situatën në veri: Lojërat Olimpike në Paris e lojërat e notit në Ujman

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Driton Lajçi, thekson se veriu i Kosovës përdoret nga partitë politike për kauza elektorale.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Driton Lajçi, ka vënë në dukje se veriu i Kosovës është një çështje kryesore që përdoret nga partitë politike, veçanërisht partia në pushtet, për kauza elektorale.

Lajçi e ka përmendur edhe liqenin e Ujmanit, i cili u trumbetua si “i çliruar” –  dhe se atje si  “askund” tjetër “nuk rrezitë dielli” – nga aketrët e Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Ujman, ku prezenca e disa ministrave është bërë e shpeshtë, u mbajt para disa ditësh edhe një garë profesionale e kërcimit. Lajçi, me një ton cinik, e krahasoi këtë situatë me Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, duke theksuar se edhe lojërat e notit po mbahen në Ujman.

“Kjo është çështje kryesore (që veriu përdoret si element fushate). Veriu i rebeluar përballet me një situatë të re, për aq sa po shohim ne. Hajde të jam edhe pak cinik me lejen tuaj; krahas Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris lojërat e notit po mbahen edhe ne Ujman.

Që është një situatë krejtësisht e re, e këndshme e mire. Që qytetarët e Kosovës pa dallim jetojnë një jetë kualitative në veriun e rebeluar të Kosovës, mirëpo duhet parë sa duhet zgjasë kjo. Nganjëherë më shkon mendja te periudha e Shqipërisë së Madhe, te Viktor Emanuelit dhe Ahmet Zogut kur Kosova dhe Shqipëria kanë qenë bashkë, ka qenë ajo periudha e muajit të mjaltit. Ndoshta kemi përvojë të keqe me Serbinë, dhe kemi të drejt mos mi besu dhe me prit befasi nga ta. Shpresoj që qeverisjet tona mos të dërgojë argumente në favor të tyre, që kjo situatë e mirë e krijuar në veriun rebeluar mos të na kthehet ‘bumerang’”, ka thënë Lajçi në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika