“Ma kish çu ndonjë sinjal nëse do ishte gjallë”, Koci tregon se çka i tha nëna e Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci ka deklaruar se detyra e tij është të rikthejë trupin e Faton Hajrizit në Kosovë, e jo identifikimi. Ai ka ndarë një bisedë me nënën e Fatonit, e cila beson se djali i saj do të kishte dërguar një informatë nëse do të ishte gjallë.

Avokati Arianit Koci ka ndarë detaje nga biseda me nënën e Faton Hajrizit, teksa ka komentuar spekulimet rreth mundësisë që Hajrizi të jetë ende gjallë.

Në një intervistë në “FIVE” të Dukagjinit, Koci ka treguar se nëna e Fatonit i ka thënë se, po të ishte gjallë, djali i saj do të kishte bërë gjithçka për t’i dërguar një informatë që është mirë.

“Sa e njoh djalin, kish bë çmos më ma çu një informatë që jam gjallë”, ka thënë ajo, sipas Kocit.

“Këto spekulimet sa po e rrisni mërzinë dhe ankthin te familja”, ka thënë Koci.

Koci ka theksuar se, me kalimin e dy javëve, shanset që Faton Hajrizi të jetë gjallë janë bërë gjithnjë e më të vogla.

“Dy javë kaluan, mundësia gjithmonë më e vogël që është gjallë”, ka thënë Koci.

Ai ka sqaruar se detyra e tij është të sjellë trupin e Faton Hajrizit në Kosovë dhe jo të bëjë identifikimin e tij.

“Edhe me ma pas hap kufomën, nuk e kisha marrë përgjegjësinë me identifiku Fatonin, as nuk jam familjare, as nuk e kam njofto sa ka qenë gjallë. Nuk e marrë një përgjegjësi çka s’më takon. Detyre ime është e qarte; me sjellë atë trup si gjest humanitar pa pagesë në Kosovë. Në Kosova Arsim Gërxhaliu apo kushdo tjetër le ta përcaktojnë a është Fatoni. Nuk ka këtu kurrfarë konspiracioni”, ka thënë Koci.

Rezultatet e strishës së gojës së nënës së Fatonit, Koci ka bërë të ditur së mund të dalin të premten apo më së largu deri javën e ardhshme.

“Unë të premten i pres rezultatet. Nuk shkoj në Serbia pa i marrë rezultatet, se mundet ai 72-orshi që bëhet për të hënë ose për të martën.

Rezultat dhe raportoni janë dy gjëra, rezultat mundet me dal që thotë që është trupi i Fatonit. Por konseliumi i mjekeve ata kanë afat deri më 15 ditë me përpilu raportin, aty frikësohem mos po ndodh dicka, nëse vërtet në bazë të pështymës është trupi i Fatonit”, ka thënë ndër të tjera Koci në “FIVE”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika