ShBA-ja do të dërgojë më shumë luftanije dhe avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

ShBA dërgon anije e avionë luftarakë në Lindjen e Mesme FOTO: Song Kyung-Seok

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të zhvendosin avionë luftarakë dhe luftanije shtesë në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të premten.

Washingtoni synon ta përforcojë mbrojtje pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hezbollahu dhe Hamasi.

Irani është zotuar se do të përgjigjet për vrasjen e Ismail Haniyehut, liderit politik të Hamasit, më 31 korrik në Teheran.

Tensionet në rajon janë shumë të larta pas vrasjes së Haniyehut dhe një komandanti të lartë të grupit libanez, Hezbollah.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, e dha pëlqimin për dërgimin e luftanijeve shtesë të marinës amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Evropë – të cilat janë në gjendje t’i rrëzojnë raketat balistike.

ShBA-ja do të dërgojë edhe skuadrone shtesë të avionëve luftarakë në Lindjen e Mesme.

“Austini ka urdhëruar ndryshime në pozicionimin e ushtrisë amerikane për ta përmirësuar mbrojtjen e forcave amerikane, për ta rritur mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit dhe për t’u siguruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për t’u përgjigjur ndaj çdo pasigurie”, tha Pentagoni në një komunikatë.

Pentagoni shtoi se do ta rrisë gatishmërinë për të zhvendosur edhe më shumë kundërajrorë tokësorë për t’u mbrojtur ndaj raketave balistike.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika