Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje dhe largohet nga vendi pas disa javësh protesta vdekjeprurëse

Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina raportohet se ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga vendi përballë protestave të vazhdueshme

Sheikh Hasina u fotografua duke qarë mbi një stacion metroje të shkatërruar gjatë protestave antiqeveritare.

Kryeministrja e Bangladeshit ka dhënë dorëheqjen dhe ka ikur në Indi pas disa javësh protestash vdekjeprurëse në vend.

Kjo vjen një ditë pasi përleshjet mes policisë dhe protestuesve lanë të paktën 90 të vdekur në Bangladesh.

Raportet e dorëheqjes së kryeministres Sheikh Hasina, 76 vjeç, u konfirmuan nga ushtria, si dhe zyrtarë të Komisionit të Lartë të Bangladeshit në Delhi.

Protestuesit në Bangladesh kanë sulmuar rezidencën zyrtare të kryeministres Sheikh Hasina në kryeqytetin Dhaka, raporton BBC.

Sipas raportimeve, “vendi i sigurt” ku është drejtuar Sheikh Hasina është fqinji i tij gjigant – India, ku është nisur me një helikopter ushtarak.

Me kalimin e viteve, India ka qenë aleati i saj më i madh dhe kjo ka funksionuar mirë për të dy vendet.

Bangladeshi ndan kufij me një numër shtetesh verilindore të Indisë – shumë prej të cilave janë përballur me militantët gjatë dekadave, dhe një regjim miqësor në Dhaka ndihmon për këtë.

Ndryshe, të paktën 95 persona, duke përfshirë të paktën 14 oficerë policie, vdiqën në përleshjet në Balngadesh, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Demonstratat filluan me studentët që kërkonin t’i jepnin fund një sistemi kuotash për vendet e punës, por përleshjet me policinë dhe aktivistët pro-qeveritar u përshkallëzuan në dhunë që la më shumë se 200 të vdekur muajin e kaluar.

Kjo shkaktoi më shumë protesta duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria, të cilat janë shndërruar në thirrje për Hasinan që të japë dorëheqjen.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika