Sot pritet të publikohet raporti për stabilitetin e urës së Ibrit

Ura e Ibrit

Sot pritet të publikohet raporti për stabilitetin e urës së Ibrit që do të bëhet e ditur nëse ura është stabile për t’u hapur për automjete.

Raporti pritet t’i dorëzohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe më pas do të publikohet.

Gjatë ditës së djeshme zëvendësministri Hysen Durmishi ka thënë se një draft do t’u dërgohet nga kompania që ka bërë matjet gjatë javës së kaluar.

Ai ka thënë se pasi ta pranojnë draft-raportin, atëherë do të dihet nëse ura e Ibrit është stabile për t’u hapur për qarkullim të automjeteve, teksa ka shtuar se i njëjti do të jetë edhe publik.

Javën e kaluar institucionet kosovare kanë bërë matjet dhe testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit.

Insistimi i Qeverisë për hapjen e urës është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar që për këtë çështje të diskutohet në Bruksel në kuadër të dialogut.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika