AGK: Precedent i rrezikshëm thirrja e Presidentes Osmani për hetime ndaj mediave

AGK me anë të një postimi në Facebook ka thënë se gjuha e presidentes Vjosa Osmani ndaj mediave është e papranueshme dhe si e tillë edhe e rrezikshme derisa kjo e fundit ka akuzuar mediumin Nacionale për siç thot ajo "propagandë" ndaj saj

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka reaguar lidhur me thirrjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për hetime ndaj medieve, e në veçanti ndaj mediumit “Nacionale” dhe drejtorit të saj Berat Buzhala.

Në reagim AGK tutje ka thënë se akuzat e përsëritura se mediat punojnë për Serbinë është e papranueshme dhe si e tillë edhe e rrezikshme.

“Një një postim publik sot, Presidentja në së paku dy raste u bën thirrje, si organeve të sigurisë edhe atyre të drejtësisë, që të hetojnë median në fjalë, pas publikimit të një lajmi rreth vrasjes së një personi mbrëmë në Ferizaj. Për më tepër, akuza e përsëritur se mediat punojnë për Serbinë, është e papranueshme, dhe më e rrezikshme kur vjen nga kreu i shtetit.

AGK-ja, e fton Presidenten Osmani që për pakënaqësitë eventuale me raportimin t’i drejtohet me ankesë Këshillit të Medieve të Shkruara të Kosovës (KMSHK). Është punë e medieve që, duke respektuar Kodin e Etikës, sidomos për ngjarje tragjike, të bëjnë punën e tyre duke ofruar fakte e dëshmi për rrethanat e ngjarjes” vlerëson AGK.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika