Pas kryetarit të bordit të RTK-së, jep dorëheqje edhe anëtarja e bordit, Arta Berisha

RTK

Pas mbledhjes së Bordit të RTK-së të sot (e shtune) ka dhënë dorëheqje krytari i këtij bordi, Besnik Boletini.

Gjithashtu dosa orë më vonë edhe anëtarja e këtij bordi, Arta Berisha ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje.

Berisha përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje menjëherë pas mbledhjes.

“Sot, pas mbledhjes së Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), kam dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së Bordit të RTK-së”.

Berisha ka thënë se duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i ka respektuar si gazetare por edhe si anëtare e Bordit të RTK-së, shkeljet e këtyre standardeve kanë qenë të papranueshme.

“…për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së”.

Tutje Berisha ka shkruar se në bazë të raportit të bërë lidhur me publikimin e lajmit të paverifikuar nga ana e RTK-së ndaj mediumeve ‘Nacionale’ dhe ‘Periskopi’ dokumentohet se janë shkelur standardet profesionale të gazetaris.

Ajo ka thënë se menaxhmenti i RTK-së lidhur me lajmin e paverifikuar kishte gënjyer Bordin.

“Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK”, ka shkruar ajo.

Jep dorëheqje kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika