Presidenca del me sqarim: Zotëria i Parë nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt

Gjatë ditës në mediat kosovare është raportuar se Zotëriut të Partë të shtetit, Prindon Sadriut, i është ofruar mbrojtje e afërt.

Për këtë ka dalë me sqarim Presidenca e Kosovës, e cila kanë theksuar se Sadriu nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt.

“Reagim Zotëria i Parë nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt. Mbrojtja e afërt i ofrohet familjes së presidentes në përputhje me ligj dhe me vlerësimet e rrezikshmërisë. Pika 4.3 e procedurave standarde të operimit të njësisë për vlerësimin e kërcënimit dhe rrezikut parashohin me automatizëm nivelin e lartë të rrezikshmërisë, i cili i takon Presidentes së Kosovës dhe familjes së ngushtë të saj”, thuhet në reagim.

Ndonëse në reagim thuhet se ditëve të fundit ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe familjes së saj ka pasur kërcënime dhe kanosje, Sadriu nuk ka kërkuar mbrojtje të afër nga organet e sigurisë.

“Gjatë ditëve të fundit ka pasur vazhdimisht kanosje, kërcënime dhe nxitje dhune virtuele ndaj presidentes dhe familjes së saj të ngushtë, të cilat janë deponuar dhe janë duke u trajtuar nga Policia e Kosovës. Zotëria i Parë personalisht nuk ka kërkuar asgjë. Vlerësimet e sigurisë i bëjnë institucionet e sigurisë”, thuhet më tej në reagim.

Raportimet se Sadriut i është ofruar mbrojtje e afërt, vijnë pak ditë pas rastit në Ferizaj, ku u vra 89-vjeçari Sadri Sadriu, axha i zotëriut të Parë të shtetit, Prindon Sadriut.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika