Shefi i Telegramit, Pavel Durov arrestohet në Francë

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit për dërgimin e mesazheve Telegram, Pavel Durov,  është arrestuar në një aeroport pranë Parisit mbrëmjen e së shtunës, raportuan mediat franceze duke cituar burime.

Durov, një miliarder me shtetësi ruse dhe franceze, thuhet se udhëtoi nga Azerbajxhani me një avion privat për në Francë, ku u arrestua në aeroportin Bourget.

Ai pritet të dalë pra gjykatës të dielën e 25 gushtit, për akuza që kanë të bëjnë me aplikacion e njohur Telegram.

Autoritetet franceze nuk kanë komentuar rreth arrestimit të tij.

Por, njëri prej burimeve tha se OFMIN, një zyrë franceze për parandalimin e dhunës kundër të miturve, kishte kërkuar fletarrestim për Durovin pas një hetimi fillestar rreth dyshimeve për shkelje si, mashtrim, trafikim droge, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

Kjo platformë me bazë në Dubai, e cila zotëron mbi 900 milionë përdorues në gjithë botën, u themelua nga Durov më 2013.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika