“Trepça” shpall gjendje të jashtëzakonshme, pezullon pushimet vjetore për punonjësit

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Faton Ahmeti ka nënshkruar një vendim me të cilin ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje publike.

Shkak i kësaj, sipas menaxhmentit është bojkoti i punës nga minatorët nga data 10.07.2024 deri më 15.08.2024.

Përmes këtij vendimi, menaxhmenti synon rikuperimin e gjendjes së krijuar përkatësisht rritjen e sasisë së koncentratit të humbur përgjatë grevës.

Madje, pushimet e planifikuara gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor, pritet të anulohen.

“Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stan Tërg dhe njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishinicë dhe Artanë për realizimin e planit të biznesit për sasinë e koncentratit të humbur për ditët e grevës” – thuhet në pikën e parë të vendimit që mban datën 26.08.2024 e të cilin e ka siguruar KALLXO.com.

Në pikën e dytë, vendimi përmend edhe zotimet e menaxhmentit kundrejt Qeverisë së Kosovës.

“Të realizohet plani i veprimit pasi kemi bërë zotim te aksionari për realizmin e planit të veprimit për organizimin dhe subvencionimin sipas vendimit të Qeverisë” – thuhet në pikën dy.

Pika e tretë parasheh edhe pezullimin e pushimeve vjetore.

“Të pezullohen përkohësisht pushimet vjetore të planifikuara për muajt shtator, tetor dhe nëntor 2024” – thuhet në vendim.

Vendimi është arsyetuar duke thënë se përgjatë grevës ndërmarrja ka pësuar humbje të mëdha ndërsa si këshillë juridike është dhënë koha prej tetë ditësh për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë ankesë.

Minatorët e “Trepçës bojkotuan për më shumë se një muaj në kërkim të pagave pasi ndërmarrja nuk kishte arritur pagesën në kohë.

Qeveria e Kosovës ndau një shumë prej më shumë se 4 milionë euro për këtë ndërmarrje më 14.08.2024, një ditë pasi Sindikata e Pavarur e Minatorëve kishte paralajmëruar protestë para qeverisë./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika