Vdes një foshnje në Podujevë, u dërgua pa shenja jete në emergjencë nga familjarët

Një foshnje pa shenja jete është dërguar në emergjencë në Podujevë, dhe trupi i saj është dërguar për obduksion me vendim të prokurorit

Policia e Kosovës, foto ilustrim, RFE.

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në emergjencë të Komunës së Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, foshnja ishte sjellë nga familjarët në emergjencë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer obduksionin.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika