Tetaj: Sot e asaj dite jam i bindur që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë fiktiv

Dëshmitari Rrustem Tetaj mohon se ka dijeni që ka ekzistuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai tha se edhe për emërimin e Ramush Haradinajt si komandant i Shtabit Rajonal në Dukagjin e kanë bërë vetë dhe s’kanë pasur urdhra nga lart. Tetaj tha se është i bindur që edhe nëse ka pasur Shtab, ka qenë fiktiv.

“Derisa e kemi formu na Shtabin Rajonal të Rrafshit të Dukagjinit në Jabllanicë dhe e kemi zgjedh Ramush Haradinajn si komandant i Shtabit Rajonal të Rrafshit të Dukagjinit, na vetë e kemi zgjedhë. Sikur të kishte ekzistu një Shtab i lartë na kishin ardh urdhrat. Kishin me thanë që Rrustemi ka me qenë, Ramushi, ai tjetri e ai tjetri. Jo. Aty ka qenë edhe Rexhep Selimi. Me vota e kemi bërë komandant Ramush Haradinajn. Bile Rexhepi e ka propozu Lahi Brahimajn, po nuk ka fitu Lahiu dhe Ramush Haradinaj u zgjedh komandant i Rrafshit Dukagjinit. Ky është një element se sikur të ketë pasur një strukturë të lartë të Shtabit qysh po pretendohet gjatë asaj kohe, gjatë luftës dhe mas luftës, na s’kem pas nevojë me i çu gishtat kush bahet. Emërimet e komandanteve në ushtri nuk bahen me gishta, por bahet me vendim. Prandaj, asaj kohe na nuk e kem ditë që ekziston Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe nëse ka ekzistu, sot e asaj dite jam i bindur që ka qenë fiktiv, duke e ditur që UÇK-ja ka lindur prej popullit dhe jo prej 3-4 vetave”, tha Tetaj.

Ai tha se me aq sa ka dijeni, asnjëherë nuk kanë pranuar ndonjë urdhër të lëshuar nga ndonjë Shtab i Përgjithshëm.

“Nëse do të kishim një shtab më të lartë, do të kishim pranu urdhra, po ne nuk kem pas”, tha Tetaj.

Ai tha se secili komandant në nënzonen e tij ka pasur mundësi që të vendos vetë.

“Secili komandant i nënzonës ka mujt me vendos vetë”, tha Tetaj, pasi fillimisht tha se komunikimi me komandantët e zonave ishte i vështirë.

Ai kishte pohuar se ishte e vështirë edhe për shkak se nuk ekzistonte struktura e nevojshme në atë kohë.

“Edhe unë po e them që Shtabi Rajonal i Rrafshit të Dukagjinit dhe vetë UÇK në Rrafshin e Dukagjinit ka lind nga populli. Prej këtu ka nis dhe jo nga nalt. S’ka shpi që nuk i ka marrë armët me luftu”, tha ai.

Dëshmitari u pajtua se deri në fund të qershorit 1998 nuk ka pas organizim të Policisë Ushtarake në rajonin e Dukagjinit./Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika