LDK kërkon vazhdimin e kontratave për mbi 1 mijë punëtorë shëndetësorë

LDK-ja ka kërkuar vazhdimin e kontratave të mbi një mijë punëtorëve shëndetësorë, të cilët ishin të angazhuar gjatë pandemisë COVID-19. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ardian Shala, ka thënë se që nga janari i vitit 2022, janë, gjithsej, 95 mjekë që janë larguar nga Kosova

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga qeveria vazhdimin e kontratave të punës për mbi një mijë punonjës shëndetësorë, të cilët ishin të angazhuar gjatë pandemisë COVID-19.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ardian Shala, në një konferencë për media, ka thënë se shtimi i numrit të infermierëve është i domosdoshëm në të gjitha institucionet e shëndetit.

“Kemi thirrur konferencë për të shpehur shqetësimin tonë, lidhur me mosvazhdimin e kontratave të mbi një mijë punonjësve shëndetësorë. Shtimi i kapaciteteve shëndetësore evidentohet si prioritet, sidomos rritja e numrit të infermierëve që është i domosdoshëm në cilëndo përpjekje në përballje ndaj pandemisë”, ka thënë ai.

Sipas Shalës, reduktimi i stafit do ta vështirësojë edhe procesin e vaksinimit kundër Coronavirusit.

“Me reduktimin e stafit, vaksinimi kundër COVID-19 do të rrezikohet në të gjitha komunat e Kosovës. Mungesa e infermierëve është evidente në çdo klinikë në QKUK, spitale rajonale dhe QKMF. Rast tipik është klinika Pediatrike që ka filluar rishtazi punën dhe që ballafaqohet me mungesa të mëdha të stafit”, ka shtuar ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se që nga janari i vitit 2022, janë, gjithsej, 95 mjekë që janë larguar nga Kosova.

“Nga janari i këtij viti 95 mjekë kanë dalë nga Kosovë dhe shumë të tjerë janë në përfundim të procedurave. Shumë shërbime tash po rrezikohen, pasi shumica nga stafi janë të lodhur. Mungesa e specializimeve dhe largimi i mjekëve nga puna do ta rrisë procesin e largimit të mjekëve, i cili nëse vazhdon me këtë trend do ta rrezikojë komplet sistemin shëndetësorë”, ka thënë ai.

Në kohën kur Kosova përballej me një fluks të lartë të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e virusit Covid-19, Ministria e Shëndetësisë (MSH) kishte marrë vendim që t’i rekrutojë si staf mbështetës rreth 840 infermierë, me qëllim që “lufta” ndaj këtij virusi të ishte më e lehtë.

Thirrjes për aplikim iu përgjigjën menjëherë mijëra infermierë nga i gjithë vendi, të cilët siç edhe thuhej nga vetë zyrtarët e MSH-së, filluan të punonin në “vijën e parë të frontit”, në qendra të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës.

Infermierët e Kosovës në protestën e tyre në kohën e pandemisë

Tash kur rastet e vdekjes dhe infektimeve kanë rënë, kjo kategori nuk po vlerësohet si duhet.

Pos kësaj, edhe pse konsiderohen punëtorë të një institucioni publik, ata nuk e kanë marrë as shtesën e 100 eurove që është paraparë të ndahet nga Qeveria e Kosovës, për të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Më 12 maj të këtij viti, infermierët i kanë dërguar letër publike ministrit të shëndetësisë, ku edhe kanë kërkuar vazhdimin e kontratave të tyre.

Ndërkaq, vetë Oda e Infermierëve të Kosovës, me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, ka theksuar nevojën e mungesës së stafit të infermierëve në të gjitha komunat e Kosovës. Disa nga shqetësimet tjera të tyre ishin edhe niveli i ulët i sigurisë në punë, mungesa e kushteve profesionale të punës si dhe pagat e ulëta.

Sipas Odës së Infermierëve të Kosovës, 119 infermierë kanë ikur nga Kosova vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa rreth 340 prej tyre e kanë lëshuar vendin gjatë vitit.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika