Kurti pret KFOR-in, ata insistojnë që ura e Ibrit të hapet përmes dialogut

KFOR-i ka përsëritur se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të ndodhë vetëm përmes dialogut dhe në koordinim me ndërkombëtarët.

Makina të KFOR-it mbi urën e lumit Ibër. 6 gusht 2024, RFE.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përsëritur qëndrimin e tij se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë për automjete duhet të bëhet vetëm përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Kjo deklaratë e KFOR-it erdhi pas komenteve të kryeministrit Albin Kurti, i cili, gjatë një vizite në veri të Kosovës, tha se Qeveria ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për hapjen e urës dhe tani është në pritje të vendimit nga QUINT-i dhe KFOR-i.

“Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me Komunitetin Ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Misioni i NATO-s njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë të mbajë prezencë të përhershme në urë dhe do të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Në njoftim thuhet se disa aktivitete trajnuese së fundmi mbi urë, ishin pjesë e operacioneve të rregullta për t’i testuar procedurat operacionale dhe për të ruajtur gatishmërinë e trupave.

“Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth.

Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika