Aktakuza për rastin Banjska, Rrecaj: E ngutshme si rezultat i presionit të Qeverisë

Ish-hetuesi policor, Visar Rrecaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ushtrimin e presionit të paarsyeshëm në ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë, duke e konsideruar vendimin e Prokurorisë Speciale si të ngutshëm dhe problematik

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë.

Megjithatë, ish-hetuesi policor, Visar Rrecaj, e ka cilësuar këtë veprim si të parakohshëm dhe me ndikime politike.

“Nuk i duhet Kosovës një aktakuzë e ngutshme, që mund të ketë defekte gjatë rrugës. Prokuroria ka pasur plot tri vite për hetime dhe ngritja e aktakuzës në mungesë të të pandehurve mund të sjellë probleme”, ka deklaruar Rrecaj gjatë emisionit “FIVE”.

Ai ka shtuar se presioni për të nxjerrë aktakuzë ka ardhur kryesisht nga Qeveria e Kosovës, duke e quajtur atë të pajustifikuar dhe joetik.

“Çdo presion i ushtruar ndaj Prokurorisë Speciale që sa më shpejt të dalë më një aktakuzë ka qenë i paarsyeshëm dhe joligjor e joetik në secilin drejtim. Nuk mund të themi se ka pasur presion publik, por presioni ka qenë politik, dhe kryesisht prej Qeverisë së Kosovës dhe një presion absolutisht pa kurrfarë karakteri…Kjo aktakuzë do të kalojë në shqyrtim gjyqësor e pastaj është faza e ankesave ne jemi në gjysmë të rrugës”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Aktakuza e plotë në rastin Banjska: Të akuzuarit tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Serbisë

“Por, unë konsideroj që është e ngutshme dhe e hershme, sepse prokuroria i ka pasur plotë tre vite për me hetu, ngritja e aktakuzës tani për tani në mungesë të të pandehurve ka me paraqitë shumë probleme, sepse mua nuk do të më kënaqte një aktgjykim dënues ndaj personave në mungesë sidomos për rastin Banjska, për faktin se për një rast të tillë kaq të madh mua personalisht nuk më përmbush. Prokuroria ka rënë pre e ndikimeve politike dhe kërkesave të vazhdueshme, sidomos prej eksponentëve politikë ku kërkojshin aktakuzë. Kjo Prokurori është dashur deri dy ditë para kalimit të afatit me kry hetime edhe kryesisht me u përqendru te arrestimi”, ka deklaruar Rrecaj në emisionin “FIVE”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika