Osmani: E kaluara jonë personifikohet me jetën e Ukë Bytyqit, do të gërshetohet me të ardhmen e të rinjve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka qenë në Suharekë për përurimin e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet.

Osmani, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se e kaluara jonë, e cila personifikohet me jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit, ish-kryetari i Suharekës, i cili u vra paslufte.

“Sot në Suharekë, për ta përuruar Shtëpinë e Kulturës! Në këtë vend, e kaluara jonë, e cila personifikohet me jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit, do të gërshetohet mrekullisht me të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve tanë! Tashmë, të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të madhe për ta zhvilluar talentin e tyre, duke nderuar komunën, shtetin dhe flamurin e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika