“Joserioze dhe propagandë” – Azemi për shifrën 4% të papunësisë nga VV-ja

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, e ka cilësuar si “joserioze dhe propagandë” shifrën prej 4% të papunësisë të publikuar nga VV-ja, duke theksuar se kjo nuk reflekton realitetin e situatës në Kosovë

Emisioni FIVE, 18 shtator 2024.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar prezantimin e VV-së se vetëm 14 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të papunë.

“Janë deklarata joserioze,” u shpreh Azemi në emisionin “FIVE”, duke shtuar se këto shifra nuk pasqyrojnë realitetin.

Sipas tij, të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se papunësia është rreth 10 për qind, por kjo shifër do të ndryshohet për shkak të largimit të fuqisë punëtore në tregjet e huaja.

“Për mua janë joserioze, sigurisht se po themi pazarin e hanë ata që nuk merren dhe nuk e njohin këtë çështje të punës. Unë nuk çuditem nëse vjen deri te kjo për një kohë shumë të shkurtër. Sipas ASK-së kemi diku rreth 10 për qind të numrit të papunëve, por kjo do të vijë, sepse gjithë fuqinë punëtore është duke e gëlltitur tregu i punëve të jashtme”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se punëtorët e Kuvendit të Kosovës janë në ditën e katërt të punës me paga të ulëta prej vetëm 275 eurosh.

Sipas tij, kjo është një pasqyrë më reale e situatës ekonomike në vend, ndërsa të tjerat janë “propaganda”.

“Nesër hymë në ditën e katërt  punëtorët e Kuvendit të Kosovës ku deri më tani kanë marrë 275 euro dhe vazhdojnë me këtë. Kjo është një pasqyrë më e mira e tërësishëm e Kosovës të tjerat janë realisht më tepër propaganda ne kishim pasur dëshirë të jenë ashtu por ata që dalin në terren është një realitet krejt ndryshe”, ka deklaruar Azemi, në emisionin FIVE.

Nga statistikat e publikuara nga VV, Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon.

Sipas këtij raporti nga Barometri Ballkanik 2024, niveli i papunësisë në Kosovë është vetëm 4%, duke e pozicionuar vendin përpara Serbisë (7%), Malit të Zi (9%), Maqedonisë së Veriut (13%) dhe Bosnjës (11%).

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika