Konjufca: Afrim Bunjaku dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet si duhet të jepet jeta

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka deklaruar se heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku do të kujtohet përgjithmonë.

Konjufca u shpreh se Bunjaku ka dhënë shembullin më të vyer se kur rrezikohet  dhe kërcënohet atdheu, duhet të jepet edhe jeta.

“Afrim Bunjaku është heroi i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe të paprekshmërisë territoriale.  Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, se si duhet të jepet jeta dhe se si duhet të vetmohohet individi për të mirën e përgjithshme, për lirinë tonë e cila duhet të kultivohet pa ndërprerë prej të gjithë ne, prandaj ai e la shembullin më të vyer edhe për vëllezërit e motrat e tij që vazhdojnë detyrën në Policinë e Republikës së Kosovës se si duhet të veprojë njeriu në momentet vendimtare, kur e kërkon shteti dhe Republika. Do ta kujtojmë gjithmonë, ashtu siç e kujtojmë edhe Enver Zymberin, i cili ra për të njëjtën arsye.Lavdi heronjve”, deklaroi Konjufca.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika