Ambasadori britanik: Serbia të marrë masa që Radoiçiqi e të tjerët të sillen para drejtësisë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje që Serbia të marrë masa për të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë, duke përfshirë Milan Radoiçiqin

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i ka bërë thirrje Serbisë që të marrë masat e nevojshme që autorët e sulmit në Banjskë të 24 shtatorit 2023, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, të dalin para drejtësisë.

Hargreaves ka theksuar rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën gjatë këtij sulmi terrorist.

Në një postim në llogarinë e tij në “X”, ambasadori gjithashtu ka vlerësuar profesionalizmin dhe trimërinë e Policisë së Kosovës për veprimet e tyre që ndihmuan në rivendosjen e rendit atë ditë, si dhe për punën e prokurorëve që ngritën aktakuzë lidhur me rastin.

“Sot bëhet një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe ngjarjet tronditëse që ndodhën në Banjskë. I bëj nder profesionalizmit dhe trimërisë së Policisë së Kosovës për veprimin e tyre për të rivendosur rendin më 24 shtator 2023 dhe prokurorëve të Kosovës për punën e tyre duke ngritur aktakuzë”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.

“Britania e Madhe vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoiçiq, të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Serbisë që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar tutje ai në platformën X.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika