Zelenskyy: Rusia do të intensifikojë sulmet ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia do të intensifikojë sulmet e saj ndaj Ukrainës në ditët në vijim, ndërsa kjo e fundit pret lajmet për ofertën e saj për t'u anëtarësuar në BE

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Anëtarët e bllokut pritet të vendosin nëse do t’i japin “statusin e kandidatit” Kievit më vonë këtë javë, ndërsa Kievi zyrtar ka paralajmëruar për përshkallëzimin e luftës nga ana e Rusisë gjatë kësaj kohe.

Sipas Zelensky-t, vendimi mund të bëjë që Rusia të shtojë sulmet e saj.

Gjatë fjalimit të tij nga Kievi, udhëheqësi ukrainas tha se ai dhe këshilltarët e tij presin “aktivitet më të madh armiqësor” nga Moska, por u tha qytetarëve se forcat e tij “po përgatiten” dhe janë gati për çdo sulm të rinovuar, njofton BBC.

Presidenti Zelensky nënshkroi një propozim për anëtarësim në BE vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës

Kievi aplikoi për t’u anëtarësuar në BE vetëm katër ditë pasi Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.

Të premten, udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se ai nuk ka “asgjë kundër” ambicieve të Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën, por zëdhënësi i tij Dmitry Peskov paralajmëroi se çdo lëvizje drejt pranimit do të kërkonte “vëmendje të shtuar” nga ana e Moskës.

Dhe Zelensky paralajmëroi anëtarët e tjerë të BE-së se edhe ata mund të presin hakmarrje nga Moska në ditët në vijim.

“Natyrisht, ne duhet të presim një aktivitet më të madh armiqësor nga Rusia,” tha Zelensky. Dhe jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër vendeve të tjera evropiane”.

Paralajmërimi i liderit ukrainas vjen në mes të një sulmi të vazhdueshëm rus në lindje të Ukrainës. Forcat e Moskës në rajon janë përpjekur të marrin kontrollin e plotë të Donbasit, pjesët e të cilit tashmë mbaheshin nga separatistët prorusë përpara shpërthimit të konfliktit.

ilustrim

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika