Rama shpërndan fjalimin në OKB: Të fala atyre në Kosovë që më shajnë si ‘vëllain e Vuçiqit’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot fjalimin e së  premtes që ka mbajtur në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Rama kishte thënë se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe se krahasimet me Ukrainën nuk qëndrojnë.

“Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuçiqit’”, ka shkruar Rama, sot në “Facebook”.

Ndër tjerash, Edi Rama në New York ka thënë se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme e se kjo duhet të fillojë nga pesë shtetet anëtare mosnjohëse.

“Në rajonin tonë, pas më shumë se çerek shekulli plagët nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë kanë nevojë të shërohen, por kemi parë përparim”, deklaroi Rama.

Rama shtoi se bindja e palëkundur e Shqipërisë është të shohë të shkuarën me sytë e së ardhmes dhe një të ardhmen me sytë e së shkuarës.

Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika