Haradinaj prezanton katër shtyllat e programit zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj sot ka prezantuar planprogramin qeverisës 2025-2029.

Haradinaj ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.

Sipas Haradinaj, planprogrami qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.

“Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO; Zhvillimi i hovshëm Ekonomik; Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE; Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë Haradinaj.

“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, u shpreh Haradinaj.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika