“E tmerrshme, papërgjegjësi totale”, Besnik Tahiri për mosdaljen e pagave në sektorin publik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri, ka deklaruar se mosekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale është situatë “e tmerrshme” dhe “papërgjegjësi totale”.

Tahiri tha në “Debat Plus” se kjo çështje nuk është problem administrativ.

“Jemi në një situatë realisht e tmerrshme. Pa përgjegjësi totale. Nuk është problem administrativ”, vijoi Tahiri.

Sipas propozimit të Tahirit, janë “dy mundësi” të daljes, fillimisht “me ndodh diçka shpejt e me amadamentu në kuvend vetëm këtë nen”.

“Janë dy dalje të mundshme. E para me ndodh diçka shpejt në Kuvend dhe me u amandemantu vetëm ky nen. Dalja e dytë, por nuk është shumë e saktë, do të duhej të thërrisin juristë eminentë në Qeveri dhe nëse shkojmë te ligji i menaxhimit të Financave Publike, te neni 4 ku flet për Departamentin e Thesareve, te pika 4.5 thuhet se ‘thesari udhëhiqet nga drejtori I përgjithshëm, ndërsa ministri është i autorizuar që të njoftojë drejtorin e Përgjithshëm pas marrjes së pëlqimit me shkrim të PCN[përfaqësues  Ndërkombëtar]. Ky ligj është amandemantu disa here”, tha Tahiri.

Tahiri ka akuzuar Qeverinë Kurti për vendosjen e Kosovës në “një bllokadë” dhe “është një lojë e madhe me një korpus të madh të numrit të njerëzve”.

“Dalja e vetme ligji ose referimi te ligji për Menaxhimin e Financave Publike”, vijoi Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika