Ambasadori Zemaj: Udhëheqja e NATO-s nga Rutte, vendimtare për sigurinë euroatlantike

Astrit Zemaj, përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, shprehu mirënjohje për ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe besim në udhëheqjen e re të Mark Rutte, duke theksuar rëndësinë për integrimin e Kosovës në Aleancë

Astrit Zemaj, përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ka shprehur nderin dhe privilegjin për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në ceremoninë e kalimit të detyrës nga ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tek sekretari i ri i Përgjithshëm, Mark Rutte.

Zemaj ka theksuar se udhëheqja e Rutte do të ketë ndikim të rëndësishëm në forcimin e NATO-s dhe stabilitetin e përgjithshëm të sigurisë euroatlantike.

“Urime të përzemërta dhe gjitha të mirat në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Të bindur se udhëheqja e tij do të jetë vendimtare jo vetëm për NATO-n por për  gjithë sigurinë dhe stabilitetin tonë euroatlantik dhe për mbështetjen për integrimin e vendit tonë drejt antrësimit në Aleancë”, ka shkruar ai në Facebook.

Për më tepër, Zemaj ka shprehur mirënjohjen e tij për Stoltenberg, duke theksuar kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe NATO-s.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika