SHKK-ja angazhon përkohësisht tetë punëtorë në kuzhinën e FSK-së

SHKK ka thënë se është duke mbështetur përkohësisht FSK-në në përgatitjen e ushqimit, deri në rekrutimin e stafit të ri, por siç ka raportuar Dukagjini shujtat e fundit për ushtarët nuk kanë qenë të plota

Foto ilustruese

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se është duke mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) lidhur me përgatitjen e ushqimit për personelin e saj.

“SHKK është duke mbështetur FSK-në, por kjo mbështetje do të jetë vetëm për një periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional”, ka thënë SHKK-ja në një përgjigje për Dukagjinin.

Ndërkohë, Dukagjini mëson se SHKK-ja tashmë ka angazhuar tetë punëtorë për të përgatitur ushqimin për ushtarët e FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka thënë se të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së po funksionojnë si zakonisht, duke shërbyer shujtat ditore të zakonshme.

Ndërsa, nga fotografia e siguruar nga Dukagjini, dreka e shtruar këtë të hënë për ushtarët e FSK-së nuk ka qenë e zakonshme dhe e plotë si ditët e kaluara.

Sipas njoftimit të ministrisë, ushqimi aktualisht po përgatitet nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes thotë se ushqimi i FSK-së mbetet i njëjtë por me kuzhinierë të huazuar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika