Rama: Do të shkoj personalisht në Strasburg për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se është duke planifikuar t’i shpalosë faktet para Këshillit të Evropës, se në aktakuzën për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka asnjë fakt me atë që kishte pretenduar raporti i Dick Martyt

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai, është duke e përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë, të cilën më pas do ta dërgojë para Këshillit të Evropës.

Rama ka konstatuar se situata është shumë shqetësuese sepse sipas tij, Gjykata Speciale ishte themeluar më qëllimin që t’iu përgjigjet akuzave të Dick Martyt. Sipas tij, aty nuk ka asgjë të bëjë më ato akuza apo me trafikim organesh.

Ai ka thënë se Këshill i Evropës(KiE), ka qenë i ndikuar nga propaganda ruse.

“Unë do të shkoj personalisht në Strasburg për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës (KiE), pasi raporti i Dick Marty ishte i pabazuar për të akuzuarit në Hagë”, ka thënë Rama.

Tutje, Rama ka thënë se këtë do ta bëjë pasi Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, përsëri kishte përmendur trafikimin e organeve.

Ndërsa “në aktakuzën për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka asnjë fakt me atë që kishte pretenduar raporti i Dick Marty-t”.

Sipas tij, kjo çështje meriton vëmendje, dhe nëse dikush nuk dëshiron të përgjigjet, të paktën bota duhet ta dëgjojë se ai raport ishte i pabazuar, dhe gjykata nuk e ka asnjë aktakuzë për trafikim organesh.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika