Britania e mirëpret vendimin e Qeverisë për të ndryshim të masës ndaj mallrave serbe

Britania e Madhe ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe.

Kjo është bërë me anë të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Victoria Billing.

Billing po qëndron për vizitë në Kosovë, ku gjatë ditës është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ajo përshëndeti vendimin e qeverisë për të lejuar kalimin e sigurt të mallrave përmes pikës së kalimit Medare, si një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të progresit në CEFTA”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Sipas komunikatës Billing dhe Kurti kanë diskutuan potencialin për rritjen e mundësive për investime MB-Kosovë, çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet me komunitetet joshumicë.

Qeveria sot ka njoftuar për ndryshim të mallrave serbe, ku masa e ndalesës është zëvendësuar me kontrolle të detajuara vetëm përmes pikës në Merdare.

Vendimin e ka përshëndetur edhe ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Gjermania kishte kërkuar që Kosova të heqë masën për qarkullimin e produkteve serbe, duke paralajmëruar se Kosovë mund të përjashtohej nga Procesi i Berlinit nëse nuk ndodhë një gjë e tillë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika