Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e Hezbollahut në Bejrut

Ushtra izraelite ka thënë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm të së hënës në zonën e Bejrutit

Tymi ngrihet mbi Bejrut të hënën në mbrëmje, pas një sulmi ajror në jug të qytetit, BBC.

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm ajror gjatë natës në zonën e Bejrutit.

Siç raporton BBC, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se komandanti i vrarë është Suhail Hussesin Husseini, i cili ka luajtur një rol vendimtar në transportin e armëve mes Iranit dhe Hezbollahut.

Ka pasur më shumë shpërthime mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin e Libanit, ndërsa, mediat libaneze që raportojnë për të paktën 10 sulme ajrore në Dahieh – periferia jugore e Bejrutit që konsiderohet një bastion i Hezbollahut.

Në Izraelin verior, sirenat paralajmëruese të raketave vazhduan gjatë natës dhe disa qytete të tjera u shpallën zona të mbyllura ushtarake.

Hezbollahu më herët ka theksuar se kishte shënjestruar me raketa periferitë e Tel Avivit dhe Izraeli ka thënë se Hezbollahu kishte gjuajtur 190 predha deri vonë të hënën.

Kush ishte Suhail Husein Huseini?

Izraeli ka theksuar se Suhail Hussein Husseini “luajti një rol vendimtar në transferimin e armëve midis Iranit dhe Hezbollahut” dhe ishte përgjegjës për shpërndarjen e armëve midis njësive të Hezbollahut.

Husseini thuhet gjithashtu se ka koordinuar sulmet kundër Izraelit nga Libani dhe Siria dhe ka qenë anëtar i këshillit të Xhihadit, këshillit të lartë të udhëheqjes ushtarake të Hezbollahut.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika