Kurti pritet nga kancelari gjerman Scholz

Kryeministri Albin Kurti, është pritur këtë të hënë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në Berlin para samitit të Procesit të Berlinit, ku ka theksuar rëndësinë e saj në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Scholz dhe Kurti në Berlin, foto e publikuar në X nga vetë kryeministri i Kosovës, 14 tetor 2024.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë, në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit.

Kurti teksa ka publikuar foto nga pritja e kancelarit gjerman në Berlin, ka theksuar se pret me padurim diskutimet dhe rezultatet.

“Ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses. Për një dekadë, ajo ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së. Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Po ashtu, siç raporton RTK, kancelari gjerman ka pritur edhe kryeministrin Edi Rama.

Samiti i Procesit të Berlinit, 14 tetor 2024

Në takimin e së hënës në kuadër të Procesit të Berlinit, në të cilin do të marrë pjesë edhe Kurti, është paralajmëruar nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe deklaratave në mes të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tri nga pesë marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit nuk kanë gjetur zbatim ende.

Mes tyre është edhe marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika