Policia gjen një armë zjarri, dy thika dhe një boks hekuri në autobusin me nxënës në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se, mbrëmjen e së martës gjatë kontrollimit të një autobusi urban në Ferizaj kryesisht me nxënës ka gjetur një armë zjarri, dy thika dhe një boks hekuri.

Sipas njoftimit kontrolli është kryer me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta dhe të rrezikshme.

“Zyrtarët policor me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera. Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘’Box hekuri’’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin. Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’’. Kontrollimi i autobusëve urban do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘’mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’’.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika