Policia sekuestron 75 mijë euro të padeklaruara në Merdar

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar 75 mijë euro të padeklaruara në një automjet në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Policia njoftoi se fillimisht tek tre persona janë gjetur dhjetë mijë euro, dhe pas kontrollit të mëtutjeshëm janë gjetur edhe 45 mijë euro të padeklaruara në vendosura në një qese plastike të fshehur në qesene prapme.

“Policia Kufitare, në kuadër të planit operativ me karakter ndërkombëtar, realizuar në bashkëpunim me Frontex, “Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD Mobile 7”, me datën 15.10.2024, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të RKS-së, gjatë kontrolleve të shtuara është bërë kontrollimi i automjetit me targa RKS, në të cilin gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara. Fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara. Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agjensionit kompetent për procedurë të mëtejme”, njoftoi Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika