Kantata “Carmina Burana” me premierë në Kosovë

Koncerti i 26 qershorit do të sjellë për herë të parë në Kosovë ekzekutimin e kantatës "Carmina Burana", me mbi 250 interpretues nga Filharmonia e Kosovës, Fakulteti i Arteve-Prishtinë, Fakulteti i Arteve-Pejë dhe Kori i fëmijëve "Okarina, nën dirigjimin e Toshio Yanagisawa

Kantata e përmasave të mëdha “Carmina Burana” e kompozitorit Carl Orff, vjen premierë në Kosovë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Koncerti do të mbahet të dielën e 26 qershorit, duke filluar nga ora 20:00, në mbylljen e sezonit 2021/2022 të Filharmonisë së Kosovës.

Kori dhe orkestra e Filharmonisë së Kosovës

Në këtë koncert, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të ngjiten në skenë bashkë me Korin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Korin e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Pejës dhe korin e fëmijëve “Okarina”.

Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës
Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Pejës
Kori i fëmijëve “Okarina”

Përveç korit dhe orkestrës, në skenë do të ngjitën edhe solistët: Adelina Paloja (soprano), Arta Jashari (soprano), Safet Berisha (kontratenor) dhe Xhemil Rexhepi (bas) nën drejtimin e mjeshtrit japonez Toshio Yanagisawa.

Ky koncert organizohet në bashkëpunim me Operën e Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Arteve si dhe Universitetin e Pejës – Fakulteti i Arteve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika