Sot mot kryesisht me diell

Foto ilustrim

Sot parashihet kryesisht mot me diell, por me kalime vransirash kohëpaskohe, kryesisht shtresore të larta.

Përreth viseve malore priten zhvillime vransirash lokale, që në perëndim të vendit vonë pasdite mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Orëve të mëngjesit priten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës përgjatë luginave të lumenjëve, njofton Prishtina Wather.

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 8C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 21C. Dominojnë qetësitë, e gjatë ditës frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Nga fundjava duke shkuar në ditët e para të javës vijuese mbetet më tutje mot i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime e diell. Kohëpaskohe kalojnë vransira, por kryesisht shtresore të larta.

“Temperaturat maksimale mbeten më tutje të larta mbi mesatare, 18C e 21C, e minimalet zbresin në 4C e 7C.”

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika