Operacion policor në Prizren e Suharekë, arrestohen gjashtë të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar në operacionin “Milioni” në Prizren dhe Suharekë, duke sekuestruar prona, automjete dhe thuhet se të dyshuarit përfituan mbi 1 milion euro nga fajdeja dhe detyrimi

Pamje nga arrestimi i njërit prej të dyshuarve për fajde, 31 tetor 2024.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar mëngjesin e së enjtes një operacion policor në Prizren dhe Suharekë, duke arrestuar gjashtë persona të dyshuar për fajde dhe detyrim.

Sipas njoftimit, operacioni “Milioni” është realizuar në gjashtë lokacione të ndryshme, ku janë zbatuar urdhra-kontrolli dhe janë sekuestruar 20 prona banesore dhe lokale afariste, pesë automjete, armë dhe municione të kalibrit të ndryshëm, dokumentacione të ndryshme, para të gatshme dhe prova digjitale.

“Gjatë zbatimit të operacionit policor, është realizuar urdhër-kontrolli i gjykatës, ku në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar: 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, dokumentacione, si: kontrata, para-kontrata, para të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogaritë bankare të personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Të dyshuarit akuzohen për kontraktimin e shumave joproporcionale të borxhit, duke përfituar nga vështirësitë ekonomike të viktimave për të fituar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme me vlerë mbi 1 milion euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika