Greva e injoruar/ Sijarina: Puntoreve teknike iu bëhet trajtim çnjerëzor

Në Debat Plus në RTV Dukagjini është diskutuar mes panelistëve për greven e punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës të cilët po protestojnë tash e tre muaj. Paga e punëtorëve teknik në Kuvend është 275 euro.

Liridona Sijarina nga Qendra kosovare për studime gjinore ka thënë se si organizatë kanë mbajtur protestë mbështetëse ndaj puntorëve teknik për kushte më të mira financiare dhe dinjitet.

Ajo ka thënë se kanë biseduar me grevistet lidhur me kushtet dhe kërkesen e tyre dhe adresimin që e kanë bërë.

Sijarina ka thënë se atyre u është bërë “një trajtim çnjerëzor”.

“Për shkak se ato gra nuk janë duke artikulu vetëm pagen e mjerueshme e cila ju bëhet atyre, por ejanë duke e trajtu edhe kushtet e mjerueshme në të cilat ato punojnë”.

“Gjatë këtyre viteve ato kanë punuar edhe kur kan qenë smut, nuk iu është paguar trusti pensional me muaj të tanë dhe nëse ato kanë lyp të drejtat e tyre janë kërcënu që të largohen prej pune gjë që po ju ndodh edhe tani”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se për nëntë javë nuk ka pasur deklarime publike nga Kuvendi i Kosovës.

Tutje Sijarina ka thënë se grave greviste pas dy ditësh ju skadon kontrata dhe se ato mund të mos kthehen në Kuvend si greviste sepse “mund të mbesin pa kontratë”.

Sijarina ka treguar se edhe gjatë ditë së sotshme ka biseduar me gratë greviste, por nuk kanë marr asnjë vendim nga Kuvendi ende.

“Nuk e dinë çfarë do të ndodh me fatin e tyre, pra janë në një pasiguri të thellë”, ka thënë ajo.

Pavarësisht se tani me ligj është rrit rroga minimale, atzre nuk u është rritur paga.

“Brenda këtij Kuvendi i cili nxjerr legjislacione të cilat u shkojnë për shtat vet kuvendarëve, ndohin padrejtësit më të mëdha ndaj punëtorëve”, ka thënë Sijarina.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika