Rusia kryen sulm masiv në Odesa

Zjarrfikësit duke shuar zjarrin pas sulmit masiv rus në Odesa.

Rusia ka kryer një sulm masiv me dronë në qytetin-port ukrainas të Odesës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur dhjetë të tjerë, përfshirë një djalë 9-vjeçar, thanë autoritetet më 15 nëntor.

Si pasojë e sulmeve, mijëra ukrainas kanë mbetur pa ngrohje qendrore, tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper.

Kiper tha se një ndërtesë banimi në qendër të qytetit është shkatërruar plotësisht, ndërkaq disa ndërtesa të tjera banimi dhe dhjetëra makina janë dëmtuar. Ai tha po ashtu se linja kryesore për furnizim me ngrohje është goditur, duke detyruar autoritetet që ta ndalin furnizimin me ngrohje për afër 40.000 konsumatorë.

Po ashtu, sipas guvernatorit të Odesës, një maternitet, katër shkolla dhe shtatë çerdhe kanë mbetur pa ngrohje.

Ndërkaq, kryetari i Odesës, Hannadiy Trukhanov, tha se qyteti është goditur nga “një sulm i kombinuar masiv”.

Rusia, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vazhdimisht sulmon infrastrukturën civile dhe energjetike të Ukrainës. Edhe në dimrat paraprak, sulmet e Moskës kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje në Ukrainë./REL

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika