Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Foto ilustrim, dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Dy raste janë raportuar në Pejë, një në Klinë, një në Istog dhe një në Prishtinë.

RASTET:

Pejë  14.11.2024 – 12:10. Viktima femër  kosovare, ka raportuar se babai kishte tentuar ta godas viktimën. Më urdhër te prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar është dërguar ne mbajtje. 

Klinë 14.11.2024 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe kishte kanosur viktimën mashkull kosovar-djalin e tij, është bastisur shtëpia e te dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Ndërsa i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt. 

Pejë  14.11.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmojë me një mjetë të mprehtë të birin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Istog 14.11.2024 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Prishtinë 14.11.2024 – 13:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ish e dashura e tij, kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe pasi një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika