Mushkolaj për “subvencionimet e energjisë” : Ministri Murati e ka demantuar vetën dhe qeverinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka bërë të ditur se mbi 72 mijë familje në Kosovë kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, një masë mbështetëse për familjet e cenueshme e financuar edhe nga Bashkimi Evropian (BE).

E për këtë deklarim të ministrit Murati, analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se ministri i financave e ka demantuar vetvetën dhe qeverinë aktuale rreth deklarimeve të tyre për të “mirat e zhvillimit ekonomik”.

“E ka demantu vetën dhe qeverinë. Shkaku I kritikave dhe përgjithësi e mediave, gazetarëve dhe opozitës, ata iu kanë përgjigjur se ju nuk po doni me I pa të mirat e zhvillimit ekonomik. Shifrat e publikuara tregojnë haptazit, qartë se çfarë ka qenë ndryshimi qoftë në rritjen e çmimit apo inflacionit,. Të ardhura nga ASK-ja”, tha Mushkolaj në “Debat Plus”.

Mushkolaj tha se “këto deklarate e fundit qoftë ajo e Lumirit por edhe të tjerët” janë deklarime të fushatës zgjedhore.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika