Osmani takohet me ministren Joly, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly gjatë fillimit të Konferencës Ndërkombëtare të sigurisë në Halifax.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se në takim me Jolyn kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë.

Tutje thuhet se dyshja Osmani dhe Joly kanë diskutuar edhe për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Kanadasë.

“Në fillim të konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Halifax, Kanada, u pritëm nga Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë. Diskutuam për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare si dhe thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika