Kurti: Do të bëhet rruga Deçan-Plavë, na duhet marrëveshje me Malin e Zi

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë duke u angazhuar për ndërtimin e rrugës që do ta lidhte Deçanin me Plavën, por sipas tij për këtë gjë fillimisht nevojitet një marrëveshje me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë duke u angazhuar sipas tij maksimalisht që të ndërtohet rruga Deçan-Plavë, por sipas tij fillimisht nevojitet një marrëveshje me Qeverinë e Malit të Zi.

“Duhet të bëhet rruga Deçan-Plavë, po angazhohemi maksimalisht, në një qeveri të kaluar u pat planifikuar rruga Deçan-Bjeshkë, sepse po të ishte në plan ndërtimi deri në Plavë do të bëhej marrëveshje me Malin e Zi. Është e rëndësishme që të bëhet marrëveshje me Malin e Zi”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se në një të ardhme të afërt do të ketë një mbledhje të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Malit të Zi, ku sipas tij do të diskutojnë për projektet e përbashkëta të të dyja vendeve.

“Është e mundshme që mund ta kemi një mbledhje mes dy qeverive, dhe të parashohim akset e reja që janë të domosdoshme. E kemi rritur buxhetin dhe i kemi buxhet 500 mijë euro për këtë vit dhe 2 milionë euro për dy vitet në vazhdim, që rruga të vazhdojë në pjesën që i takon Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se janë duke punuar për të ndërtuar dy tunele, një që do ta lidhte Deçanin me Plavën dhe tjetri Pejën me Rozhajën.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika