Keqkuptimet rreth bipolaritetit: Psikiatri spjegon sëmundjen

Sëmundjet e shëndetit mendor shpeshherë kanë simptoma të ngjashme dhe është e vështirë për ne të dallojmë njërën nga tjetra

Psikiatri Burim Meta, i ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, foli për bipolaritetin, sëmundje e shëndetit mendor jo shumë e njohur në vendin tonë. Meta tha se shëndeti mendor jo vetëm tek ne, por edhe në vende edhe më të zhvilluara nuk është trajtuar me aq rëndësi sa shëndeti trupor.

Psikiatri fillimisht hodhi poshtë një mit që kemi dëgjuar shumëherë, se bipolariteti ka të bëjë me personalitet të dyfishtë, duke deklaruar se kjo e fundit është sëmundje skicofrenike, me ndryshim të shpejtë dhe të paparashikueshëm, ndryshe nga bipolariteti që ndryshimet në person nuk janë të shpeshta, por zgjasin me muaj.

Meta theksoi se një person me bipolaritet ka faza depresive dhe manike, apo ngazëllyese, që e dallojnë nga sëmundjet e shumta mendore që janë monopolare, e që zakonisht kanë vetëm fazën depresive.

Simptomat e një personi që vuan nga bipolariteti, sipas psikiatrit, ndahen në dy pjesë.

Simptomat depresive, që janë tendenca për të lënduar vetën dhe të tjerët, mungesa e vigjilencës e motivit, folja e ngadalshme, aftesi të dobëta komunikuese e gjykuese, si dhe ndjenja e pashpresës dhe pavlerës.

Simptomat tjera janë simptomat manike, si çrregullim i humorit, irritabilitet, hiperaktivitet, trysni per të folur, shpërqëndrim i vëmendjes, vetëbesim i tepruar e deluzione.

Meta tutje deklaroi se kjo është një sëmundje 60% gjenetike, me një tendencë të shfaqet pak më shumë tek femrat. Si trajtim, psikiatri nënvizoi se duhet bërë matje të sakta të konsumimit të substancave dhe medikamenteve, si dhe analiza të shpeshta çdo tre muaj.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika