Përfshihet nga zjarri fabrika e mishit “Apetit Group”, s’ka të lënduar

Fabrika e mishit, “APETIT”, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë është përfshirë nga flakët në mëngjesin e së mërkurës. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti theksoi se incidenti i zjarrit ka ndodhur në një fabrikë nb Babimovc dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, deklaroi Ahmeti.

Ndërsa, Malë Gashi, shef i Zjarrfikësve për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar se ekipet e zjarrfikëssve janë në vendin e ngjarjes dhe janë “duke eliminuar zjarrin”.

Gashi tha se zjarri dyshohet të jetë aktivizuar rreth orës 05:00.

https://fb.watch/wyg1Xi_lgx

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika