Të shtëna me armë zjarri në Komoran, arrestohen dy persona

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të premtën e 24 qershorit në Komoran të Gllogocit dyshohet se dy persona kanë shtënë me armë zjarri. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit

Ilustrim

Të premten e 24 qershorit në orën 13:49 në fshatin Komoran, Gllogoc, dyshohet se dy persona kanë shtënë me armë zjarri.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Tutje, në raport shkruhet se gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë.

“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

 

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika