Arrestohet 28-vjeçari që përfitoi mbi 40 mijë euro, duke mashtruar për sigurimin e termineve për viza pune

Një shumë prej 41.100€ ka përfituar një qytetar, i cili ka mashtruar 12 persona se gjoja do t'iu siguronte terminet për viza pune

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili kishte përfituar mbi 40 mijë euro duke mashtruar 12 persona. Ai u kishte premtuar atyre se do t’iu siguronte terminet për viza pune.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar është rreth 41.100€.

“Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994)) pasi i njëjti, në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin Maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona (viktima) duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do t’iu caktojë-rezervojë termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare, dhe pas përfundimit të procedurave policore, ai është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika