Në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, Policia e Kosovës arrin që t’i kapë shtatë migrantë ilegalë

Pas bashkëpunimit të organeve të sigurisë së vendit dhe qytetarëve të komunës së Prizrenit, Policia e Kosovës arrin të përfundojë misionin me sukses

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur t’i kapë shtatë migrantë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit, policia të dielën e 26 qershorit rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar, dhe gjatë kontrollomit janë gjetur shtatë migrantë ilegalë.

“Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me datë 26.06.2022 rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare, dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë (07) persona migrantë ilegal, shtetas të huaj”, njofton policia.

Njëherësh, Policia ka njoftuar se një person i dyshuar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

Njoftimi i Policisë së Kosovës

“Një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë. Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika