BE konfirmon vizitën e Sørensen në Kosovë

Peter Sørensen, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të qëndroj në Prishtinë nga 17 deri më 19 mars. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar një zëdhënës i BE-së

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen do të qëndroj në Kosovë javën e ardhshme, nga data 17 deri me 19 Mars.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar një zëdhënës i BE-së.

“Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sørensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga 17-19 mars dhe planifikon të mbajë takimin e tij të parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur pak kohë pasi ka vizituar rajonin”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Dukagjinin.

Sørensen ka zëvendësuar paraardhësin e tij, Mirioslav Lajçak.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika